7 librat që duhet ti lexoj me patjetër një mashkull

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 22.03.2017, 13:10

librat-qe-duhet-te-lexoni-2Interneti të ofron pafund informacion dhe lehtësi për të gjetur artikuj mbi librat. Por, interneti nuk mund ta zëvendësoj ndjesinë që të jep një libër, dhe idetë që kanë qarkulluar nëpër botë e nga brezi në brez prej librave. 7 librat e listuar më poshtë janë librat që duhen lexuar me patjetër nga një mashkull. 1. Kontrata Sociale shkruar nga Jean-Jacques Rousseau

Një citim nga libri thotë se “njeriu ka linduri i lirë dhe kudo ai është lidhur”. Kjo përmbledh pozicionin e librit mbi rëndësinë e të drejtave të njeriut brenda një shoqërie. Pasi ta lexoni do kuptoni vlerën e lirisë dhe se edhe një femër duhet të jetë e barabartë me ju. 2. Lolita

Një nga ato librat që ju “çmendin” me ndjenjat e ndryshme për jetën, dashurinë dhe korrupsione dhe shpesh herë ju bëjnë të vini në pikëpyetje perceptimet tuaja për to.

3. Thuamë se më dashuron

Me anë të këtij libri shkruar nga shkrimtari i brezit të humbur Erih Maria Remark, problemet se çfarë duhet ti shkruaj për Shën Valentin, për ditëlindje apo përvjetor do të marrin fund, sepse Remarku ka shkruar aq shumë letra të bukura për gruan e tij aktoren gejrmane Marlen Dietrich, saqë një fjali e vetme nga ato letra do të mjaftoj.

4. Mëso të jetosh

Të gjithëve nga duhen këshilla për të jetuar, aq më shumë kur janë shkruar nga një filozof si Seneka, 2 mijë vite më parë. Por në këtë libër Seneka ka menduar më shumë për meshkujt sesa për femrat, sepse të gjitha letrat Seneka i ka shkruar për nxënsin e vetë, Lucilin.

5. Krim dhe Ndëshkim

Një novelë lehtësisht e lexueshme për një djalë të ri që jeton në varfëri, i cili arrin në disa veprime nga dëshira për para dhe impakti psikologjik që kjo ka mbi të dhe njerëzit që e rrethojnë.

6. 1984 1984 ruan edhe sot një rëndësi të madhe edhe pse ka më shumë se 60 vite që është shkruar. Njihet për vizionin se një qeveri mbikëqyr çdo lëvizje, duke përdorur taktika për të manipuluar të gjithë qytetarët dhe popullsinë. Gjithashtu do të kuptoni më shume mbi termin “Vëllai i madh”.

7. Republika Një punim filozofik mbi mënyrën sesi jeta duhet jetuar, si duhet dhënë drejtësia dhe si liderët duhet të drejtojnë. Nëse ëndërroni të jeni lider, si pjesa dërmuese e meshkujve duhet ta lexoni me patjetër këtë punim të Platonit.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit