JOQ Albania
Home

Limoni, fruti shumë funksional në shtëpinë tuaj
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 04/02/2016 12:14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Zakonisht limonin e përdorim në gatim, kryesisht në sallata dhe ëmbëlsira. Disa mund ta përdorin edhe për bërjen e maskave për fytyrën apo flokët, pasi dihet se limoni ka shumë veti kurative. Por ne do t’iu japim edhe disa ide se si këtë frutë ta përdorni edhe për pastërti në shtëpinë tuaj.

Pastrimi i kuzhinës. Nuk është e nevojshme të përdorim detergjente të ndryshëm, mjafton të presim një limon në gjysmë dhe ta përdorim në sipërfaqe të cilat janë të papastra. Lëngu i limonit do të veprojë në mënyrë mjaft efektive duke lënë një sipërfaqe plot shkëlqim.

Pastrimi i mikrovalës. Mikrovala  është një pajisje e cila përdoret mjaft shpesh në kuzhinat tona, dhe ashtu siç përdoret shpesh ka nevojë edhe për një pastrim të shpeshtë.  Po të vendosim në një gotë ujë, lëng limoni dhe uthull dhe ti lëmë për disa minuta brenda mikrovalës,  avulli që do të krijohet do të ndihmojë lehtësisht në shkrirjen e papastërtive që mund të jenë brenda saj, duke e bërë në këtë mënyrë pastrimin më të lehtë.

Largimi i milingonave. Në pranverë pothuajse në çdo shtëpi, sidomos në ato private ka milingona. Për largimin e tyre ne përdorim insekticide të ndryshme, por kjo mund të zëvendësohet duke përdorur limon të përzier me uthull.

Për të hequr njollat. Lëngu i limonit shërben edhe për të hequr njollat në rrobat tona. Nëse merrni ujë dhe e përziheni me lëng limoni duke e fërkuar në pjesën e njollës do të shihni që ato do të zhduken.