“Më deshi qejfi që e hapa”/Punonjësja e postës lexon materialet e rëndësishme, tallje me qytetarët

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.05.2017, 10:24

Rastet kur materialet dhe dokumentet që dërgojmë me zarf në postë nuk mbërrijnë kurrë në duart tona janë të shumta, por ka edhe raste të tjera kur posta mbërrin në destinacion dhe janë punonjëset e postës ato që e hapin pa të drejtë, duke thyer kështu konfidencialitetin e duke zbuluar informacionet që letrat e zarfet mbajnë brenda.

I tillë është rasti i një qytetari nga Fieri, i cili ka shkuar në postën e qytetit për të marrë një zarf të dërguar nga Hipoteka. Zarfi ishte në emrin e mamasë së tij dhe punonjësja ka pranuar ta hapë atë në prani të të birit, pa qenë fare e ëma, çka është rreptësisht e ndaluar për punonjësit e postës.

Mirë që e ka hapur, por pasi ka diskutuar disa momente me djalin, punonjësja refuzon t'i japë atij zarfin dhe i bën naze, edhe pse pranon me gojën e saj se shpesh herë kanë dorëzuar zarfe konfidenciale tek e motra, kur ai ka qenë për të vëllanë, apo tek fëmija, kur ka qenë për prindin e kështu me radhë.

"Posta e Fierit e hap zarfin e hipotekës dhe nuk ma jep. Ishte në emrin e nënës time dhe e hapën e nuk ma dhanë. Ishin dokumente me rëndësi, certifikatë shtëpie që vinin nga Tirana. Punonjësja i hapi dhe nuk mi dha", – tregon qytetari nga Fieri.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit