Në shumicën e rasteve farat e shalqirit mund të jenë të bezdisshme, por nëse ua vini veshin ekspertëve bëni mirë t’i konsumoni.
Si duket konsumimi i shalqirit bashkë me fara sjell shumë benefite shëndetësore. Farat e këtij fruti janë të pasura me hekur, vitamina B dhe magnezium.
Kështu, këto fara mund t’ju ndihmojnë me sistemin tretës duke parandaluar diharrenë ndërsa prania e hekurit dhe vitaminës B ju ndihmojnë me sistemin imunitar.
Magnezi i pranishëm në to është gjithashtu i dobishëm për të luftuar reaksionet alergjike por edhe për të luftuar infertilitetin tek meshkujt. Sipas studiuesve, farat e shalqirit rrisin cilësinë e spermës duke rritur kështu shanset për ngjizje.
Veç këtyre, këto fara mund t’ju ngrenë dhe libidon për një performancë më të mirë në shtrat.
Burimi:Business Today|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania
**
Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/