Kush ishin njerëzit “fantazmë” të Afrikës? Një degë e zhdukur e prejardhjes njerëzore është zbuluar brenda ADN-së së afrikanëve të ditëve moderne, të cilat evoluuan rreth 500,000 vjet më parë.
Gjurmët e të ashtuquajturës “popullatë fantazmë” ishin të vendosura tek njerëzit e ditëve moderne dhe nuk përputheshin me gjurmët e gishtërinjve gjenetikë të Homo sapiens, Denisovan ose Neandertalët.
Saktësisht se cilat specie i përkisnin hominidet nuk dihet, por njerëzit u çiftëzuan me ta rreth 50,000 vjet më parë. Asnjë provë fizike nuk u gjet, por një model kompjuterik tregon se kjo specie misterioze duhet të ekzistojë.
Shkencëtarët e Universitetit të Kalifornisë në Los Anxhelos thonë se speciet e paidentifikuara llogaritin deri në 19% të prejardhjes gjenetike të katër popullsive në tre vende: dy nga Nigeria, një nga Sierra Leone dhe një nga Gambia.
***
Burimi: DailyMail|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania