Pas operacionit 25 mijë paund, Rody tregon si u katandis fytyra e saj

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.02.2020, 13:42

Rody Alves, i njohur si “Kukulla Ken Njerëzore”, i cili ka vendosur të ndryshojë gjininë dhe të kthehet në femër, ka zbuluar sëfundmi detaje të pamjes së tij të re. Ai i është nënshtruar disa operacioneve në një klinikë në Anvers të Belgjikës, ku ka bërë të mundur heqjen e “mollës së Adamit”, tipike e meshkujve.

Credit: Instagram/@rodrigoalvesuk

36-vjeçari, i cili sëfundmi ka treguar se është transgjinor, është shfaqur me një fytyrë shumë të lodhur dhe të drobitur. Ai ka ndarë me fansat faktin se sëfundmi i është nënshtruar operacionit në fyt dhe në fytyrë.

Gjithë ky rrugëtim nuk ka qenë aspak i lehtë. Procedura i ka kushtuar Rody-t plotë 25 mijë paund. Në videon e shpërndarë me mijëra ndjekës në rrjetet sociale, djali që do të bëhet vajzë u shfaq me një vashë rreth kokës, me fytyrë të enjtur, me sy të nxirë dhe me pak fjalë, me një pamje që dukej sikur sapo kishte ardhur nga lufta.

Credit: Instagram/@rodrigoalvesuk

Duke folur për mediat, ajo tha:

Nuk mund të flas dhe aq mirë pasi kam ndërhyrë për të hequr “mollën e Adamit”. E kam fytin si të gërvishtur. Sytë i kam lejla dhe shumë të enjtur. Nuk mund të shikoj asnjë gjë. Nuk shikoj dot as fytyrën time të re. Nëse më duhet të kontrolloj diçka, duhet ta ngre telefonin lart, për të lexuar. Nga një në dhjetë, dhimbjen që ndjej mund ta klasifikoj në nivelin katër. Nuk kam shumë dhimbje, por më shumë nuk ndihem rehat, nuk jam mirë. Në mollëza kam vendosur dy implante titaniumi, për t'i bërë ato të duken sa më femërore. Për fat të mirë, kështu nuk do të më ngatërrojnë me meshkujt. Fytyra ime do të ndryshojë shumë. Do të jetë më e vogël. Kjo ndërhyrje kirurgjikale më ka dhënë shkëlqimin që kam dashur gjithmonë për pamjen time.”

Credit: Instagram

***

Burimi: LadBible| Përshtati dhe Përktheu: JOQ ALBANIA

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit