Qeni pret çdo ditë me padurim të përqafojë postierin e tij të preferuar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.02.2020, 11:38

Ndonjëherë mund të mendoni se qentë dhe postieri nuk kanë një marrëdhënie të mirë. Të paktën kjo është ideja që kanë krijuar një numër i madh njerëzish, por jo gjithmonë është kështu.

Imagjinoni të keni një qen në shtëpi, i cili vrapon menjëherë pas postierit, i cili ju sjell gazetën çdo mëngjes, apo ndonjë letër që ju duhet. Mund të jenë miq të mirë apo jo?

Një marrëdhënie të tillë ka edhe një postier në Grand Rapids, Michigan, me qenin e një familjeje. Ky i fundit e pret me dëshirë çdo ditë që ta përqafojë.

Moose është një qenush i raës Golden Retriever, rret një veç e gjysmë. Ai ka krijuar një marrëdhënie të veçantë me një prej postierëve që u sjell letra në shtëpi.

Gjithë historia nisi një ditë, teksa kamioni i postës po i afrohej banesës ku jeton Moose. Qeni nguli këmbë dhe nxitoi të dilte nga dera e shtëpisë e të shikonte kamionin, por edhe personat që ndodheshin brenda tij.

Teksa postieri doli jashtë mjetit dhe iu afrua qenit, Moose u ul në tokë dhe lëvizte bishtin, i lumtur. Ndërsa postieri iu afrua aq sa duhej, qeni iu hodh në krahë dhe e përqafoi paksa i turpëruar.

Pronari i Mooze, Meghan Gruszynski, tha për “The Dodo”, se ky ishte një moment shumë i ëmbël dhe se ai e adhuroi sjelljen e qenushit të tij. Tani, sa herë që postieri vjen në shtëpinë e tyre për të sjellë ndonjë letër, ai sigurohet që të përqafojë dhe të luajë mirë meqenin, përpara se të largohet.

Edhe Moose e pret me qejfin më të madh këtë postier të veçantë, për t'u argëtuar të dy bashkë.

***

Burimi: Unilad| Përshtati dhe Përktheu: JOQ ALBANIA

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit