Reagon organizata ndërkombëtare pas plagosjes së gazetarit të JOQ ALBANIA në protestë: I bëjmë thirrje autoriteteve të arrestojnë autorin

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 11.12.2020, 02:11 | Read in english

Në protestën që u zhvillua para Ministrisë së Brendshme, teksa raportonte ngjarjen, është qëlluar në rrethana ende të paqarta, gazetari i “JOQ Albania”, Andi Llabuti. Pas këtij akti, gazetari vijoi të qëndrojë i shtrirë në pritje të ndihmës mjekësore. Pas këtij veprimi kërkohet që policia të zbulojë nga kush dhe nga se erdhi sulmi ndaj gazetarit. Kujtojmë që protesta u thirr nga shume aktorë të shoqërisë civile, për të protestuar pas vrasjes nga policia e të riut Klodian Rasha, mëngjesin e djeshëm. Ky i fundit u ekzekutua, nga efektivi i “Shqiponjave” dhe kjo pasi ai shkeli orën policore.

“RSF in English”, organizata ndërkombëtare jofitimprurëse dhe joqeveritare që mbron të drejtën për lirinë e informacionit ka reaguar pas plagosjes së gazetarit të JOQ ALBANIA, Andi Llabuti.

Organizata, përmes një portimi në twitter ka shkruar se:

Gazetari Andi Llabuti i faqjes së lajmeve JOQ ALBANIA u plagos në kokë, ndërkohë që po raportonte protestën kundër dhunës së policisë dhe Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj. RSF u bën thirrje autoriteteve të mbroni gazetarët dhe të arrestoni autorin e paidentifikuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit