Shefi i tyre u kishte vonuar pagat , dhe punëtorët e pakënaqur vendosën të hakmerren. Kështu, ata u bën bashkë dhe shkatërruan gjith pjesën e brendshme të makinës duke e mbushur me shkumë të bardhë.
Siç thanë, arsyeja janë pagat e papaguara.
“Ai duhet të na kishte paguar, apo jo?” thanë punëtorët e indinjuar në fund të hakmarrjes së tyre, të cilët kishin mbushur makinën e shefit me shkumë të përdorur në punimet e ndërtimit.
Video e hakmarrjes së punëtorëve në Britaninë e Madhe u publikua në rrjetet sociale dhe është parë nga 26 milion njerëz deri më tani.