Veliaj i jep 400 MLN Lekë me mafian italiane Ndranghetta, dyshes misterioze falë ECO Tirana

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 20.07.2021, 22:06

Që një pjesë e zotëruesve të ECO Tirana kanë lidhje me mafian italiane kjo është provuar që në vitin 2016, të krijimit të kësaj shoqërie me kryetar Arbian Maznikun dhe bord të bashkisë Tiranë. Prej vitesh ECO TIRANA ka funksionuar si lavatriçe e parave të pista të Erion Veliajt dhe bashkëpunëtorëve të tij në tenderat e kryeqytetit. Ky artikull bën fjalë për një tjetër tender abuzim të Erion Veliaj me paratë e qytetarëve nëpërmjet kësaj kompanie si Institucion Prokurues nën varësinë e Bashkisë Tiranë. Tenderi bën fjalë për blerje pjesë këmbimi për mjete për Eco Tirana. Fitues i këtij tenderi janë shpallur dy ortakë, njëri përfitues i njohur tenderash ën rang lokal, ndërsa për tjetrin nuk ka asnjë të dhënë si person fizik.

Eni Qendraj dhe Power Industries shpk janë shpallur fitues të tenderit me vlerë 358 MLN Lekë pa TVSH, si konkurrues të vetëm. Kjo procedurë prokurimi publik është shënuar me FLAMUR TË KUQ për “Mungesë Konkurrence”, i disati brenda një jave në vlerë miliardash shpërdorim të buxhetit të bashkisë, të dhëna në shkelje të ligjit të Prokurimeve Publike. Le t’i hedhim një sy Power Industries shpk me zotërues Maksim Shenën dhe Olta Xhaferin me përqindje të barabartë aksionesh. Kjo kompani ka një total vlerë tenderash 6.8 Miliard Lekë në rang lokal. 3.2 MLD të përfituara nga Bashkia Tiranë, për 48 të tillë, 19 prej tyre me FLAMUR TË KUQ. Nuk dihet çfarë i ka bërë bashkë këtë kompani të krimbur në lekë nga paratë e popullit të shqiptarë të dhëna nga Veliaj dhe mafia italiane, me një person fizik për të cilin nuk ka asnjë të dhënë. Nëse SPAK ka ende dyshime a duhet të hetojë për kryebashkiakun e Tiranës, ja ku e ka edhe një tjetër material sade të përgatitur nga JOQ ALBANIA mbi abuzimin e parave publike. Të kesh të vërtetën para syve dhe të bësh sikur nuk sheh, është e rëndë për një insitucion të tillë!


Veliaj-Grinçi i festave, u rrëmbeu 176 MLN lekë shqiptarëve me kompaninë “maskë” Eco Tirana

Lulëzon dashuria PS-PD/ Erion Veliaj i jep 200 MLN Lekë Sahit Dollapit që të zhbllokojë pusetat e Tiranës

Veliaj tabelë qitjeje, ‘e godet’ ku të duash! SPAK i verbër. 41 MLD për Çim Fushën e Fiqo Allmuçën

Abuzimi i Erion Veliajt me paratë e popullit! Miliardat e tenderave që ua ka shpërndarë oligarkëve

“Alo, Alo SPAK?!” Bashkia Tiranë 3.3 MLD Lekë tendera me Negocim Pa Njoftim! Kur do e burgosni Veliajn?!

13 OLIGARKËT MË TË FUQISHËM TË TIRANËS/ Shifrat e frikshme të miliardave që ka marrë secili nga Bashkia

© 2021 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara

Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit