Çudira shqiptare/ Skënder Gjinushi harxhon 23 milionë nga lekët tona për të studiuar COVID-19

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 12.08.2021, 22:25

Në fakt nuk është edhe aq shumë çudi shqiptare sesa një meme e gatshme. Jetojmë në një kohë kur debati për COVID-19, për vaksinat, për maskat etj etj, është në një fazë të nxehtë dhe shumë pyetje kërkojnë përgjigje nga elita e shkencës botërore. Kjo e fundit ende nuk ka një përgjigje të saktë. Por si duket Skënder Gjinushi e zgjidh këtë punë me vetëm 23 milionë lekë të vjetra me TVSH. Si duket kaq para mjaftojnë që super shkencëtari ynë të përveshë mëngët dhe të studiojë COVID-19.

Kështu rezulton se Akademia e Shkencave ka organizuar një tender me objekt “Reagente dhe mjete konsumi për fazën 3/1 të studimit të seroprevalencës Covid-19”. Fondi limit i tij është 2,200,000 lekë të reja pa TVSH dhe mban si numër reference REF-98317-06-16-2021. Duke parë dokumentacionin përkatës të kësaj procedure, vihet re se ka disa mangësi që ngjallin dyshime. Shikohet se në garë kanë marrë pjesë vetëm katër firma konkurrente.

Por bën habi fakti se dy prej tyre, pra 50% e pjesëmarrësve, kanë ofruar vlerë zero. Nuk kuptohet se përse gjysmat e kompanive pjesëmarrëse kanë hyrë për të garuar pa ofruar asnjë vlerë, por me siguri shkencëtari që do të studiojë Covid-19, mund të na japë ndonjë përgjigje. Ndërkohë fitues i tenderit është shpallur ALMEDICAL në pronësi të Llambro Sulotit dhe Oltion Bellos për vlerën 1,919,100 lekë të reja pa TVSH ose rreth 23 milionë lekë të vjetra. Kjo kompani do të furnizojë Skënder Gjinushin me mjetet e nevojshme mjekësore për t’i dhënë zgjidhje një herë e mirë Covid-19. Dhe për këtë duhen plot 23 milionë lekë nga taksat tona. Si mendoni, do të marrë çmimin Nobel shkencëtari ynë me gjetjet e tij?

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit