Gledian Llatja ha ‘bukë të mbështjellë me ar’ 34 MLN Lekë, kryebashkiaku e ble 1 Mijë Lekë/copa me çmim shumice

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 01.09.2021, 23:19

Gledian Llatja ka shije të shtrenjtë kur bie fjala për bukë... Duket se kryetari i bashkisë dhe stafi i tij hanë vetëm bukë integrale me vlerë 1 mijë lekë të vjetra copa e kështu kanë hapur një tender, me objekt të tillë, të cilin ia japin vetëm një personi... Bëhet fjalë për procedurën e prokurimit publik me vlerë 34 Milionë Lekë, dhe fituesi ka dhënë ofertë ekonomike me vlerë vetëm 300 mijë lekë më pak se Fondi Limit duke u shpallur fitues. Tenderi është shënuar me REDFLAG për mungesë konkurrence, pasi personi fizik i quajtur Flamur Asllani ka konkurruar i vetëm dhe është shpallur fitues.

Ajo çfarë haptazi tregon se kjo procedurë prokurimi është abuzim i hapur me fondet e bashkisë është fakti se në Specifikimet Teknike të tenderit kërkohen 29.000 bukë për Qendrën Ekonomike të Arsimit, Bashkia Elbasan. Që me një përllogaritje të thjeshtë pjesëtuar me vlerën e fituar, çmimi i një buke i bie 1 mijë lekë të vjetra me çmim shumice... Duket se Flamuri është bërë i artë nga Glediani, me të cilin nuk dihet se çfarë lidhjesh ka, apo thua se ia bën bukën të mbështjellë me flori, e ha nga taksat e qytetarëve për kokërr të qejfit të kryetarit të bashkisë.

Çfarë shkruam më lart, nuk kishim asnjë fjali me ironi, pasi Flamuri me kuptimin e plotë të fjalës qenka bërë i artë me tenderat për bukë, mish e bulmet të dhëna nga bashkia e Elbasanit dhe ajo e Tiranës. Ai është fitues i 31 tenderave nga këto dy bashki, me vlerë 219 MLN Lekë pa TVSH. 30 tendera i ka përfituar nga Gledian Llatja dhe vetëm një prej tyre nga Erion Veliaj.

Por rezulton se kjo nuk është hera e parë që Flamuri dhe Llatja, dyshja e pandarë që i bëjnë qejfin njëri-tjetrit, kryetari për neps të tij dhe Flamuri si plotësues i qejfeve të kryetarit e zhvatës publik i popullit, dalin zbuluar nga mediat për abuzmet me paratë lokale.

Artikullin mund ta lexoni duke klikuar këtë link

15 tendera nga ato që ka dalë fitues, Flamur Asllani i ka me shkelje, pra të fituara me favorizim! Llogarisni gjysmën e tenderave të fituar, 100 MLN Lekë dëm buxhetit të Bashkisë! Glediani ka kuzhinierin e tij personal miq, po ju, popull i thjeshtë? Apo prisni SPAK-un derisa të mbarojë pushimet dhe të zbulojë se kryetari ha bukë të mbështjellë me ar?!


*Shënim I: Pjesët e nënvizuara në tekst me ngjyrë të kuqe, janë hiperlinke që të drejtojnë në faqe të tjera, informacione shtesë, shpjeguese në lidhje me lajmin*

© 2020 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara

Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit