DPSHTRR i jep 700 milionë brenda ditës të njëjtës kompani në 3 lote të ndryshëm

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 25.09.2021, 22:30

Tashmë edhe fëmijët e çerdheve e kanë mësuar se në këtë vend të bekuar të quajtur Shqipëri bëhen abuzime të panumërta me tenderat. Nëse do të përdornim terma matematikorë, tenderat e dyshimtë janë thuajse infinite. Kjo pasi çdo ditë ka të paktën disa tendera të cilësuar më së paku të dyshimtë. Por rasti që do t’ju paraqesim sot është disi i veçantë.

Bëhet fjalë për institucionin e Drejtorisë së përgjithshme të shërbimeve të transportit rrugor e drejtuar nga Blendi Gonxhja. Rezulton se ky institucion i ka dhënë brenda ditës rreth 700 milionë lekë të vjetra me TVSH të njëjtës kompani në tre tendera të ndryshëm. Më konkretisht bëhet fjalë për tenderat Loti I: “Mobilim i DRSHTRR BERAT” me numer reference REF-00904-07-14-2021; Loti II: “Mobilim i DRSHTRR KORÇË” me numer reference REF-00906-07-14-2021; Loti III: “Mobilim i DRSHTRR LAÇ” me numer reference REF-00908-07-14-2021.

Veçantia qëndron në faktin se në të tre këto tendera ka fituar e njëjta kompani, brenda të njëjtës ditë. Bëhet fjalë për kompaninë BOLT shpk e cila rezulton të jetë në pronësi të shtetasit Bardhyl Beqiri. Gjatë hulumtimeve të dokumentacioneve përkatëse të këtij tenderi, vihen re të tjera fakte të çuditshme.

Kështu shikohet se disa kompani në të tre tenderat kanë ofruar vlera zero. Nga ana tjetër në të tre tenderat ka patur kompani me vlerë të ofruar më të ulët se fituesi. Këto fakte të marra të gjitha së bashku ngrenë dyshime se fituesi mund te ketë qenë i paracaktuar.

Ndërkohë të kontaktuar me e-mail nga redaksia JOQ në lidhje me një koment apo reagim në lidhje me këtë çështje, institucioni u përgjigj si më poshtë:

Pershendetje,
Ju sqarojme lidhur me kerkesen tuaj mbi fituesin e 3 tenderave me objekt:
-LOTI I “Mobilimi DRSHTRR BERAT” REF-00904-07-14-2021,
-LOTI II “Mobilimi DRSHTRR KORÇË” REF -00906-07-14-2021,
-LOTI III “Mobilimi DRSHTRR LAÇ” REF-00908-07-14-2021.
1. Procedura e prokurimit me objekt kryesor “Mobilim i objekteve të reja të ndërtuara nga DPSHTRR”, me numër reference kryesore REF–00879-07-13-2021 eshte zhvilluar me date 02.09.2021 dhe eshte i ndarë në 4 LOTE:
-LOTI I “Mobilimi DRSHTRR BERAT” REF-00904-07-14-2021,
-LOTI II “Mobilimi DRSHTRR KORÇË" REF -00906-07-14-2021,
-LOTI III “Mobilimi DRSHTRR LAÇ” REF-00908-07-14-2021,
-LOTI IV “Mobilimi DRSHTRR VLORË” REF-00910-07-14-2021.
2. Ju informojme se nuk jane zhvilluar 3 tendera te ndryshem ne te njejten dite per te cilet eshte shpallur fitues i njejti operator sic ju citoni, por nje tender i cili eshte i ndare ne 4 (kater) lote dhe te gjitha lotet hapen detyrimisht ne te njejten dite dhe ne te njejten ore, ne zbatim te LPP.
3. Eshte percaktuar ne dokumentat e tenderit (te cilat jane verifikuar nga APP) qe 1 operator ekonomik mund te jete pjesemarres ne nje ose me shume lote, pra eshte e drejte ligjore e tyre.
4. Operatori ekonomik fitues ne te 3 lotet eshte operatori qe ka praqitur oferten me te ulet dhe qe ka plotesuar te gjitha kriteret e vendosura ne dokumentat e tenderit.
5. Nga ana e KVO-se jane shqyrtuar dhe vleresuar ofertat e operatoreve qe kane paraqitur mostrat dhe sqarojme edhe nje here se nder keto operatore eshte shpallur fitues oferta me e ulet qe ploteson te gjitha kriteret e dt.
6. Lidhur me faktin qe jane paraqitur oferta me vlere 0, kjo nuk eshte pergjegjesi e Autoritetit Kontraktor, pasi operatori ekonomik oferteon i lire dhe i pavarur.
Ju sqarojme se ne 4 lotet e procedures se siperpermendur, jane shpallur fitues 2 operatore ekonomike pjesemarres, te cilet kane paraqitur vleren me te ulet per lotin respektiv.
7. Gjithashtu ju sqarojme se deri me sot nga operatoret ekonomike pjesemarres nuk eshte paraqitur asnje ankese lidhur me klasifikimin e tyre, gje qe tregon se Autoriteti Kontraktor ka bere nje klasifikim te drejte dhe te paanshem, dhe se te gjithe operatoret e skualifikuar jane te qartesuar se nuk kane paraqitur mostrat i cili eshte kriter automatikisht skualifikues. Operatori i shpallur fitues eshte oferta me e ulet dhe me gjithe dokumentacionin dhe mostrat ne rregull me kerkesat e autoritetit kontraktor per secilin lot.
Faleminderit dhe pune te mbare,
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit