JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Pak ditë më parë u bë baba/ Si u njoh “bomberi” i Kombëtares Armando Sadiku me partneren nga Kosova?
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 02/10/2021 20:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Futbollisti i Kombëtares Armando Sadiku dhe partnerja e tij, Elona, janë bërë prindër për herë të parë. Lajmi u bë me dije nga vetë Sadiku në një postim në "Instagram". “Mirë se vjen në jetë djali im i vogël! Mami dhe babi të duan shumë. Luis Sadiku” -shkruante futbollisti. Armando Sadiku është martuar me një vajzë nga Kosova e quajtur Elona, me profesion stomatologe, të cilën e njohu nëpërmjet rrjeteve sociale. Tre vite më parë ata vendosën të fejoheshin pas njohjes virtuale që patën.

Në një intervistë Sadiku shprehej se çdo person e ëndërron partneren që dëshiron të ketë dhe sapo i shfaqet, ai e "rrëmben" në momentin më të parë. Kuktojmë se Armando Sadiku është një nga sulmuesit shqiptarë më produktivë shqiptarë.