JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Donadoni tregon favoritët për titullin e Serie A: Janë tre, Juve është një hap mbrapa
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 04/10/2021 13:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Roberto Donadoni, ish-tranjeri i ekipit kombëtar italian ka komentuar fyerjet raciste të disa tifozëve të Fiorentinës ndaj lojtarëve të Napolit,veçanërisht Koulibaly. Për mikrofonat e ‘‘Radio Anch’io Sport’’ trajneri italian është shprehur: ‘‘Ngjarjet e këtij lloji nuk nderojnë askënd, por ne duhet t'i vlerësojmë gjërat mirë.Shoqëria e sotme nuk i pranon më dallimet dhe këta idiotë janë qesharakë, janë fëmijë.’’

Italiani gjithashtu foli për kampionatin italian dhe për një Milan, që bëri përshtypje me performancën kundër Atalantës në Bergamo: ‘‘Milani tregoi karakter dhe cilësi.Atalanta është një ekip i sprovuar, që vë fizikalitetin në plan të parë, përveç teknikave të saj. Të fitosh një ndeshje si kjo nuk është e lehtë, kuqëzinjtë shfrytëzuan maksimalisht aftësitë e tyre’’.

Donadoni gjithashtu foli për Milanin dhe idenë për zhvillimin e Kupës së Botës çço dy vite:’’Në letër Milani, Inter dhe Napoli mund të jenë të barabartë. Bëhuni të vetëdijshëm për potencialin e këtij ekipi, kuqezinjtë besojnë fort në atë që bëjnë. Interi vjen nga një kampionat i fituar , por telashet e klubit kanë krijuar një vështirësi. Ndërsa Napoli është një ekip që kombinon aftësitë teknike dhe taktike. Kurse Juve ngadalë do ngjtet lart por është pak e vonuar, këto tri ekipe jane një hap më para.’’

Ndërkaq për idenë që Kupa e botës të luhet çdo dy vite ka thënë: ‘‘Mund të jetë një ide interesante. Nisur nga afërsia e kohës thuhet se luhet shumë në dëm të shëndetit të sportistëve.’’