JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Trajneri Reja: Ideale do ishin katër pikë në këto dy ndeshje
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 04/10/2021 13:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në një konferencë për shtyp trajneri i Kombëtares, Edi Reja teksa është pyetur për dy ndeshjet me Hungarinë dhe Poloninë, është shprehur se katër pikë të fituara në këto dy ndeshje do ishte ideale.

‘‘ Duhet të kemi kujdes me Poloninë që e kemi rivalin tonë kryesorë, nëse e mundim atëherë jemi në rrugën e duhur.’’- është shprehur Reja.

Ndërkaq teksa u pyet për Anglinë trajneri italian tha: ‘‘ Anglia thuajse e ka siguruar kualifikimin. Aktualisht janë tre ekipe që luftojnë, Shqipëria, Polonia dhe Hungaria. Duhet të tregohemi të kujdesshëm pasi gjithçka është në dorën tonë.’’

Ndeshja kundër Hungarisë do të zhvillohet në “Puskas Arena”, më 9 tetor, ndërsa me polakët ekipi përfaqësues do të përballet në “Air Albania”, më 12 tetor.