JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Zemërohet Guardiola: Do të ishte e kuqe nëse një lojtar i Manchester City do të kryente faullin e Milner
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 04/10/2021 14:49

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, është shprehur shumë i revoltuar me vendimin e arbitrit në ndeshjen kundër Liverpool.

Lojtari i Liverpool, Milner ndërhyn ashpër duke shkaktuar faull ndaj portugezit Bernardo Silva.Anglezi e kishte tashmë një karton të verdhë teksa pengoi me këmbë lojtarin portugez të City. Trajneri Guardiola është njëri nga ata që mendon se Milner duhej të ndëshkohej me kartonin e dytë të verdhë për atë ndërhyrje.

‘‘Është karton i verdhë. Është e qartë. Nuk ka rëndësi jemi në Anfield ose në Old Trafford, por në këtë situatë një lojtar i City do të ndëshkohej me karton. Jam 100% i sigurt.’’- është shprehur tekniku Guardiola.

City e gjeti veten dy herë në disavantazh gjatë ndeshjes me Liverpool, por arriti ta dërgonte ndeshjen në baraspeshë.

‘‘Çfarë ndeshje! Kjo është arsyeja pse Manchester City dhe Liverpool kanë qënë në këto nivele të larta vitet e fundit, sepse ne mundohemi të luajmë në këtë mënyrë.’’- është shprehur trajneri i City.