JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Alarm te Kombëtarja! Tre ditë para ndeshjes me Hungarinë mbrojtësi dhe fizioterapisti dalin me COVID-19
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06/10/2021 10:40

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një lajm i keq vjen për Kombëtaren kuqezi pasi vetëm 3 ditë para dy ndeshjeve më të rëndësishme një lojtar dhe një fizioterapist janë larguar nga grumbullimi. FSHF ka njoftuar se mbrojtësi Erjon Hoxhallari dhe fizioterapisti i Kombëtares, Arzen Voci janë larguar nga grumbullimi pasi kanë rezultuar me Covid nga testet e kyrera. Në këtë mënyrë Hoxhallari nuk do të ketë mundësi të luajë në këto dy ndeshje, përballë Hungarisë dhe Polonisë.

Njoftimi nga FSHF

Kombëtarja shqiptare ka nisur që prej ditës së hënë grumbullimin dhe stërvitjet intensive në kuadër të dy sfidave të rëndësishme ndaj Hungarisë dhe Polonisë, të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror “Katar 2022”. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije për mediat dhe opinionin publik se ditën e djeshme është larguar nga grumbullimi mbrojtësi Erjon Hoxhallari si edhe fizioterapisti i Kombëtares, Arzen Voci, të cilët pas testeve të kryera kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Hoxhallari dhe Voci janë larguar menjëherë nga hoteli ku gjenden të grumbulluar për t’u karantinuar dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. Kësisoj, Hoxhallari nuk do të jetë pjesë e Kombëtares për dy ndeshjet që cilësohen si vendimtare për Shqipërinë në ëndrrën për të prekur zonën e play-off-it, ku fillimisht do të luajnë më 9 tetor ndaj Hungarisë në transfertë, ndërsa tre ditë më vonë, më 12 tetor do të presin Poloninë në stadiumin “Air Albania”.