JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Thellohet skandali me Pandora Papers: Pochettino dhe Mascherano fshehën pasurinë në ishujt Virgin
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06/10/2021 16:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pandora Papers vijon të trondisë botën me emrat e personave të famshëm që janë përfshirë në afera korruptive për të fshehur pasuritë e tyre. Mauricio Pochettino dhe Javier Mascherano janë dy emrat e radhës që kanë fshehur pasuritë e tyre në ishuj të largët për t'iu shpëtuar taksave të shtetit. Trajneri argjentinas Mauricio Pochettino krijoi një kompani në det të hapur në Ishujt e Virgin, një nga parajsat më të errëta të taksave në botë, ndërsa punonte si drejtor teknik në klubin Espanyol në Barcelonë.

Pochettino trokiti në dyert e firmës panameze Alemán, Cordero, Galindo & Lee (Alcogal), një firmë juridike e specializuar në montimin e strukturave në dethapur , për të krijuar Poinsettia Properties Ltd. Përfituesit e kësaj pasurie janë gruaja e Pochettino dhe fëmijët e tij: Maurizio dhe Sebastiano. Gjatë viteve që ai lëvizi nga Barcelona, në Londër e më pas në Paris llogaritë e tij ndryshonin në mënyrë të vazhdueshme.

Javier Mascherano, ish -kapiteni i ekipit kombëtar argjentinas dhe lojtar i klubeve evropiane si Liverpool dhe Barcelona, ​​kishte dy partneritete në Ishujt Virgin midis 2013 dhe fillimit të 2016, për të bërë investime në prona të paluajtshme jashtë syve të thesarit spanjoll ku kishte vendbanimin në ato vite. Ai i quajti Alenda Investments Ltd dhe Lonesome Overseas Ltd të dy u regjistruan në atë parajsë tatimore nga Alcogal, e njëjta firmë që punonte për Pochettino. Mascherano u akuzua nga Prokuroria Spanjolle në Shtator 2015 për evazion dhe mashtrim në thesar për 1.5 milion euro, midis 2011 dhe 2012, krime që ai më vonë i pranoi dhe për të cilat ra dakord me një vit burg me kusht. Por asnjëra nga ato dy kompani në det të hapur nuk u përmend në manovrat e mashtrimit dhe evazionit fiskal për të cilat ai u dënua në janar 2016.

Burimi:elpais Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA