JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Pa nisur akoma/ PSG kërkon largimin e Sergio Ramos në janar: Je i tepërt
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 06/10/2021 18:50

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Paris Saint Germain nuk po duron dot situatën e Sergio Ramos dhe kërkon ta dëbojë në janar. Mbrojtësi spanjoll i cili mbërriti në Paris, ende nuk ka bërë debutimin e tij me fanellën e PSG-së për shkak të një dëmtimi.

Sergio Ramos ka firmosur një kontratë deri në vitin 2023, por klubi francez kërkon që të gjejë një tjetër skuadër për mbrojtësin. Manchester United ishte ndër skuadrat e interesuara për spanjollin, i cili ishte përpjekur ta transferonte ne verë. Ideja e Leonardos do të ishte një shkëmbim eventual me Anthony Martial, një objektiv i vjetër i parizianëve.