JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Humb jetën në moshë të re bodybuilder-i 37-vjeçar, u gjet i pajetë në dhomën e hotelit
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 07/10/2021 22:14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Bodybuilder-i i njohur George Peterson, ka humbur jetën në moshën 37-vjeçare. Lajmi në fjalë është bërë me dije nga mediat e huaja. Amerikani do të merrte pjesë në kompeticionin e body building në Orlando në Florida, por fatkeqësisht planet nuk i dolën siç e mendonte. 37-vjeçari u gjet i vdekur në një hotel nga trajneri i tij.

George Peterson YouTube Stats, Channel Analytics | HypeAuditor

Ky i fundit, telefonoi sigurinë e hotelit për të hapur dhomën e 37-vjeçarit, ndërsa kur u hap dera ata u përballën me trupin e pajetë të Bodybuilder-it. Deri më tani nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së tij. George Peterson i cili filloi bodybuilding para 10 vitesh ishte me origjinë nga New York, ndërsa ishte i njohur edhe me emrin “Da Bul”.

Burimi: www.newsbomb.gr| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA