JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

“Në borë e në shi” – pritje të gjata për të siguruar një biletë për ndeshjen
Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 09/10/2021 13:13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shiu nuk po i ndalon qytetarët e Kosovës që të dalin në pritje për të siguruar një biletë për ndeshjen Kosovë – Gjeorgji.

Takimi i cili do të zhvillohet më 12 tetor, do të jetë hera e fundit kur do luajë kombëtarja në stadiumin “Fadil Vokrri” në këtë vit, shkruan gazeta sheshi.

Kështu, në mobilizim të jashtëzakonshëm, “Dardanët” kanë dalë për të siguruar një biletë për këtë përballje.

Në lagjën Pejton të Prishtinës, shihet një grumbull i madh njerëzish të cilët po mundohen të sigurojnë një biletë, me ç’rast edhe po shkaktohen pritje të gjata.

Afërsisht raportohet se në shitje janë diku rreth 4 mijë bileta.