JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Armando Broja flet pas ndeshjes me Hungarinë: Jemi vend i vogël, por kemi shpirt!
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 09/10/2021 23:42

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mbrëmjen e sotme u luajt ndeshja mes Hungarisë dhe Shqipërisë e vleshme për Kampionatin Botëror Katar 2022. Armando Broja u bë sërish heroi i Kombëtares, pasi 20-vjeçari hyri si zëvendësues duke shënuar golin e fitores ndaj Hungarisë. Kjo fitore i jep shumë shpresa Shqipërisë për të arritur kualifikimin në Botëror. Pas ndeshjes Broja u shpreh se edhe pse i dëmtuar në stëvitje para dy ditësh, pyetjes së trajnerit nëse ishte 100% gati, i ishte përgjigjur "PO".

Ai tha:

Gjithmonë kam besim, në të gjitha ndeshjet kam qef të bëj gol dhe të ndihmoj skuadrën. Shënova, i dhashë skuadrën fitores dhe më vjen mirë. Kam qenë i dëmtuar pardje në stërvitje, dhe trajneri më pyeti a je 100% i thashë “PO” pasi për fanellën, për Shqipërinë bëj gjithçka, hyra me besim të bëj golin të ndihmoj ekipin dhe morëm 3 pikët. Për Poloninë do të shohim në stërvitjen nesër, por sot në ndeshje isha mirë, e kisha mirë këmbë.Vendin e dytë do ta besojmë deri në fund, kemi dëshirë të luajmë në Botëror është gjë e madhe, pasi nuk jemi vend i madh por kemi shpirt, shyqyr që morëm tre pikë, duhet të jemi me këmbë në tokë dhe të përqendruar për sfidën me Poloninë.