JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Tronditet Kombëtarja një ditë para sfidës, një futbollist rezulton me Covid
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 11/10/2021 19:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Përfaqësuesja shqiptare e futbollit është tronditur sërish nga Covid-19. Një tjetër titullar humbet sfidën kundër Polonisë dhe vë në vështirësi të mëdha trajnerin Edi Reja. Burime për media bëjnë me dije se sulmuesi Sokol Cikalleshi ka rezultuar pozitiv ndaj Covid në testet që kryhen një ditë para sfidave dhe për këtë arsye është izoluar menjëherë nga pjesa tjetër e ekipit.

Ai nuk ka marrë pjesë në stërvitjen e sotme të kuqezinjve, pasi tashmë nuk llogaritet në planet e teknikut italian për sfidën ndaj Levandovski & Co. Vlen të theksohet se Cikalleshi është rasti i dytë pozitiv pas Hoxhallarit në këtë grumbullim mes kuqezinjve, ndërsa i infektuar ka rezultuar që në fillim të grumbullimit edhe fizioterapisti Voci.