Një vendim tejet i rëndësishëm përsa i përket fushës së futbollit është marrë ditën e sotme nga qeveria katalanase duke lejuar 100% të kapacitetit të tifozëve në stadiume. Stadiumet pritet të mbushen plotësisht nga adhuruesit e futbollit, sidomos në ndeshjen më të madhe të futbollit europian mes Barcelonës dhe Real Madridit më 24 Tetor. Në Camp Nou pritet të jenë mbi 99 mijë tifozë, aq sa është edhe kapaciteti i stadiumit. Vendimi vlen për ekipet e La Liga-s që vijnë nga Katalonja.