JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Shkëlqeu me Kombëtaren dhe i fali gola vendimtarë/ Trajneri i Southampton për Brojën: Është zëvendësues i mirë, por jo për 90 minuta
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 16/10/2021 17:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Armando Broja është kthyer në “Hero” në Shqipëri. Golat e tij të shënuara me kombëtaren shqiptare e kanë ngritur sulmuesin shqiptar në “piedestal”. Kujtojmë se gjatë sfidave kualifikuese “Katar 2022”, Armando Broja ka arritur të shënojë gola vendimtarë, kryesisht në dy ndeshjet kundër Hungarisë, duke na dhuruar kështu 6 pikë të plota. Por, trajneri Edy Reja nç njç konferencë për mediat është shprehur se Broja nuk ka të njëjtin rendiment nëse fillon titullar dhe për këtë arsye është parë të nisë ndeshjet nga stoli. Ndërkohë, të njëjtin mendim me Rajën ndan edhe trajneri i Southampton, Ralph Hasenhutl.

“Nga fillimi e nisi me Sheffield United, nuk luajti mirë. Te Shqipëria e nis gjithmonë nga stoli. Mendoj se është zëvendësues shumë i mirë. Nuk e di nëse është gati për 90 minuta.”-theksoi Hasenhutl.

Një sinjal ky për Armando Brojën të cilit i duhet të ketë të njëjtën paraqitje në të dyja rastet, nëse dëshiron të jetë titullar, në të kundërt do jetë një lojtar stoli shumë i mirë.