JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Shkëlqeu si titullar në Premier League/ Tifozët e Southampton kërkesë klubit: Blijeni Armando Brojën
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 17/10/2021 18:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Goli i vetëm ndaj Leeds United i shënuar nga futbollisti i talentuar shqiptar Armando Broja, ka mjaftuar që të fitojë zemrat e tifozëve të Southampton. Në fakt prej një muaji ata kërkonin aktivizimin që nga minuta e parë të sulmuesit shqiptar. Ndonëse trajneri Hasenhuttl e cilësoi si një rezervë e mirë, presioni dhe kërkesa e vazhdueshme e tifozëve ka bërë që ta aktivizojë nga minuta e parë.

Tifozët e Southamptonit e kanë lavdëruar jashtë mase në rrjetet sociale futbollistin shqiptar, ku ndër të tjera theksojnë edhe faktin që u është dashur të presin kaq gjatë për ta parë titullar në Premier League. Madje ka kërkesa nga ana e tyre që klubi ta blejë përfundimisht kartonin e sulmuesit shqiptar, që është në pronësi të Chelsea-t dhe luan si i huazuar te Southampton.

Të gjithë fansat e Southamptonit kërkonin të luante Broja nga minuta e parë. Më në fund ai luan dhe shënon golin e fitores së parë. Vë bast se ata janë të shokuar, ne po kërkonim aktivizimin e tij titullar që prej një muaji”- shkruan një tifoz në rrjetet sociale. “Fitore e madhe. I zhgënjyer që Broja është vetëm në huazim. Do të kishte qenë një afrim shumë i madh”- shkruante një tjetër.