JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Rusi/ 35 persona humbin jetën, u helmuan nga alkooli
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 18/10/2021 10:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

35 persona kanë humbur jetë në Rusi midis datës 7 dhe 13 tetor si pasojë e helmimit nga alkooli i cili dyshohet se përmbante metanol.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lindje të rajonit të Orenburgut, ku nga analizat rezulton se çdonjëri nga viktimat përmbante sasi të lartë të substancës së metanolit në gjak. Autoritetet përkatëse dyshojnë se disa persona mes tyre dy burra 29 dhe 60 vjeç, së bashku me një 48 -vjeçare, janë përgjegjës për shitjen e alkoolit industrial.

Pijet alkoolike të prodhuara në mënyrë të paligjshme zakonisht shiten më lirë se ato të ligjshme, por kanë rezultuar se ato përmbajnë papastërti vdekjeprurëse, veçanërisht alkool metil. Leonid Popovich, President i Unionit të Verëbërësve dhe Verëtarëve, është i mendimit se personat të cilët e blejnë këtë pije vetëm si shkak i varfërisë.

Komiteti i Hetuesve ka zbuluar një depo në territorin e një baze tregtare në qytetin Orsk, si zonë ku furnizoheshin ngarkesa të alkoolit. Mbas kontrollit, më shumë se 1.2 mijë shishe me produkte që përmbajnë alkool pa etiketë u sekuestruan nga magazina. Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që në Rusi ndodhin tragjedi të tilla. Një nga rastet më tragjike ka ndodhur në Irkutsk në Dhjetor të vitit 2016. Banorët konusmuan një lloj substance që përdoret për parfume dhe produkte kozmetike për banjot.