JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

U nxor në kurth nga të njohurit e tij?! Merren në pyetje të afërmit dhe familjarët e ish-anëtarit të bandës së Lushnjes
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18/10/2021 10:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ekzekutimin e Alban Semakut ditën e djeshme në Peqin. Semaku ishte një ndër njerëzit më të besuar të bandës së Aldo Bares dhe ka dyshime se vrasja e tij ka të bëjë me larjen e hesapeve mes bandave dhe anëtarëve të mbetur. Ka dyshime se Semakut mund t'i jetë ngritur kurth nga të njohur të tij pasi ai është ekzekutuar në vend tjetër dhe më pas është hedhur mes mbeturinave në lagjen Çezme të Peqinit. Për këtë arsye janë marrë te gjithë deklarimet e familjarëve lidhur me personat që ai ka kontaktuar apo është shoqëruar ditën e ngjarjes.

Ndërkohë për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë marrë dhjetëra kamera sigurie në aksin Lushnje-Rrogozhine-Peqin. Gjithashtu kamera janë sekuestruar edhe në bizneset që ndodhen në zonen e quajtur Bishti Zhurit apo rrethrrotullimin e Çermës.