JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Shtohen protestat në vend/ 400 fermerë, paralajmërojnë bllokimin e rrugëve nacionale
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 18/10/2021 10:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Fermerët e më shumë se 10 fshatrave kanë njoftuar një protestë që do të organizohet ditën e nesërme në vendet e tyre të punës, në lidhje me situatën ku ata ndodhen.

Ata pohojnë se qeveria nuk i ka përkrahur aspak, se dhe çmimet e drithërave janë rritur në mënyrë të papërballueshme për ta.

Sipas deklaratës së disa prej përfaqësuesve të tyre, ditën e nesërme rreth 400 fermerë do të dalin në protest për mos-përkrahjen nga ana e qeverisë .

Më tej ata shtojnë se nëse situate nuk do të përmirësohet, protestat do të shkojnë drejt përshkallëzimit, deri në bllokim të rrugëve nacionale.