JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Vdekja misterioze e katër turistëve rusë te hotel “Gloria” regjistrohet si vrasje
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18/10/2021 11:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Prokuroria e Kavajës ka regjistruar si vrasje vdekjen e katër turistëve rusë në hotel "Gloria" në Qerret. Edhe pse hetuesit ende nuk kanë dalë në një konkluzion përfundimtar mbi shkaqet e vdekjes së tyre, procedimi penal ka nisur për vrasje. Hetuesit po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe deri më tani ka dyshime se vdekja e tyre ka ardhur për shkak të klorit, por kjo ende nuk është verifikuar plotësisht.

Kujtojmë se në fillim u tha se turistët kishin ndërruar jetë prej asfiksimit në sauna, ose konsumimit të kokainës, por këto teori u hodhën poshtë dhe deri më tani ka mbetur vetëm ajo e asfiksisë nga klori. Viktima mbetën çifti Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, dhëndri i tyre, Nikita Belousov, 37 vjeç, dhe vajza e tyre, Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe.