JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Tragjike në Itali! Gjendet i vdekur në rrugë një 29-vjeçar shqiptar
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18/10/2021 12:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një 29-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në Pisa të Italisë. Mediat vendase bëjnë me dije se viktima është Besmir Shala, i lindur në Shqipëri 29 vjet më parë, dhe jetonte në Pisa ndërsa më parë kishte jetuar në Norvegji. Trupi i pajetë i 29-vjeçarit shqiptar u gjet në Moruzzi në rrethrrotullimin CNR në Ghezzano, në komunën e San Giuliano Terme. 29-vjeçari po ngiste një motor kur u përplas në rrethrrotullim dhe vdiq në çast.

Un momento dei rilievi della polizia stradale alla rotatoria dello stradone del Cnr tra Pisa e San Giuliano

Ndërkohë dëshmitarët kanë treguar se ishin duke kaluar kur panë një burrë të shtrirë në rrugë dhe që nuk po lëvizte. Edhe pse autoambulanca mbërriti menjëherë në vendgjarje, shqiptari vdiq në vend. Autoritetet thonë se ka dyshime se atë e ka zënë gjumi ose mund të ketë pasur ndonjë problem shëndetësor.