JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Prej tre ditësh të vdekur: Përfaqësues të ambasadës ruse tërheqin nga morgu trupat e pajetë të 4 turistëve
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18/10/2021 13:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Janë tërhequr nga morgu trupat e katër turistëve rusë që humbën jetën në hotel "Gloria" në Qerret para pak ditësh. Kanë qenë përfaqësuesit e ambasadës ruse në Shqipëri ata që kanë tërhequr trupat e pajetë pasi ende asnjë familjar i tyre nuk ka ardhur nga Rusia. Përfaqësuesit e ambasadës kanë kërkuar informacion të detajuar nga Prokuroria e Kavajës për procedimin penal të kësaj ngjarje pasi ajo u kualifikua si vrasje. Ekspertët e Mjekësisë Ligjore janë shprehur se kanë pasur viktima nga klori edhe më herët, por jo katër raste njëherësh. Për këtë arsye, Prokuroria e ka regjistruar ngjarjen si vrasje e mundshme, por pa pasur një autor.

Hetuesit po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe deri më tani ka dyshime se vdekja e tyre ka ardhur për shkak të klorit, por kjo ende nuk është verifikuar plotësisht. Kujtojmë se në fillim u tha se turistët kishin ndërruar jetë prej asfiksimit në sauna, ose konsumimit të kokainës, por këto teori u hodhën poshtë dhe deri më tani ka mbetur vetëm ajo e asfiksisë nga klori. Viktima mbetën çifti Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, dhëndri i tyre, Nikita Belousov, 37 vjeç, dhe vajza e tyre, Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe