JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

“Kinezi” u rrëmbye dhe u ekzekutua në Lushnje, detaje nga vrasja e “ushtarit” të Aldo Bares
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18/10/2021 13:53

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ekzekutimin e Alban Semakut ditën e djeshme në Peqin. Mësohet se Semaku i cili deri në vitin 2011 kishte mbajtur emrin Elton Mermali është rrëmbyer, pasi ka dalë nga shtëpia pak pas orës 19:00 të së shtunës në Lushnje. Rrëmbimi dyshohet se është bërë nga të paktën tre persona, por ende të pa identifikuar nga policia. Sipas "BW" trupi i tij është gjetur i pajetë në bregun e lumit Shkumbin, në lagjen Shezë pranë tregut të qytetit të Peqinit dhe sipas ekspertizës, ai është qëlluar me tre plumba të kalibrit 9 mm, dy në shpinë dhe një në kokë.

Kujtojmë se në vitin 2006, Alban Semaku me pseudonimin “Kinezi”,është ekstraduar nga Italia, pasi Gjykata e Lushnjës e kishte dënuar për një vrasje të ndodhur në atë qytet. Po ashtu, kur kishte vetëm 6 muaj që kishte dalë nga burgu, në 2015, Semaku u arrestua sërish, pasi ka kanosur me armë zjarri për motive banale një pronar servisi. Për këtë vepër penale ai është dënuar me 6 vite burg dhe ka dalë nga qelia në 6 maj të këtij viti.