JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 19-vjeçari në Dibër
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18/10/2021 15:14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sapo është bërë me dije se policia e Dibrës ka arrestuar një 19-vjeçar me iniciale B.Sh. për shkak se ky i fundit është konstatuar nga uniformat blu duke transportuar me furgon 13 emigramtë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin e kufirit kundrejt pagesës.

Njoftimi i policisë:

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit. Shërbimet policore të Seksionit për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm në DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Dibër, në vijim të punë për parandalimin dhe goditjen aktivitetit të paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve kundrejt shpërblimit, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim : -B.SH., 19 vjeç, banues në Kukës. Ky shtetas me datë 04.10.2021, në segmentin rrugor Sllovë-Kala e Dodës-Kukës, është konstatuar nga shërbimet e policisë duke transportuar me një automjet furgon 13 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin e kufirit kundrejt pagesës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.