JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Shkatërrohet banda e drogës në Itali: Shqiptari furnizonte ‘tregun’ me kokainë të pastër me vlerë mbi 1 mln €
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18/10/2021 15:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Katërmbëdhjetë persona u dërguan në burg dhe një i pesëmbëdhjetë është ende në kërkim si pjesë e një operacioni antidrogë nga policia italiane në Ravenna gjatë natës së kaluar. Gjatë këtij opercioni i cili përfshiu rreth njëqind policë u ekzekutuan 15 urdhër arreste, shtetas italianë, shqiptarë, marokenë dhe 2 prej të tyre gra, të akuzuara për trafik lëndësh narkotike.

Baza e grupit nuk ishte vetëm në Ravenna por edhe provincat e Rimini, Forlì-Cesena dhe Bolonja. Përveç arrestimeve, u kryen kontrolle me qentë antidrogë të Policisë së Financave dhe u gjetën para të gatshme si dhe disa doza droge. Hetimi, i pagëzuar me emrin "Greppia" pas pseudonimit të njërit prej drejtuesve të dyshuar të grupit, filloi nga kontrollet pas një grabitje banke në Ravenna më 14 mars 2019 dhe zgjati deri në janar të vitit 2020. Gjatë këtyre muajve është zbardhur roli kyç i një 44 vjeçari shqiptar, i cili ishte furnizuesi kryesor me kokainë i këtij grupi kriminal.

44 vjeçari shqiptar u arrestua në flagrancë më 14 janar 2020 e në zotërim të tij u gjetën 6 kg kokainë e cilësisë mjaft të pastër. Sipas hetuesve, droga ishte blerë nga shitësit me shumicë në Belgjikë dhe Holandë dhe më pas shitej në zonën e Romagna në pako 50-100 gram. Besohet se droga e sekuestruar në total rreth 7 kilogram kokainë e pastër dhe mbi gjysmë kilogram heroinë në tregun me pakicë mund të kishte sjellë të ardhura prej mbi një milion euro. Gjatë hetimeve janë sekuestruar edhe rreth 10 mijë euro.