JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Planifikoi “treshe” në mbrëmje, nëna e 3 fëmijëve qëllon për vdekje 29-vjeçarin se refuzoi ta puthte
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18/10/2021 15:49

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një nënë e tre fëmijëve nga Illinois ka qëlluar për vdekje një burrë, pasi ai dhe e dashura e tij kishin refuzuar ta puthin. Claudia Resendiz-Florez, 28-vjeçe sapo ishte vendosur në një shtëpi me James P. Jones, 29-vjeç dhe të dashurën e tij, kur “dashuria” mes treshes u komplikua dhe si pasojë ndodhi edhe vrasja. Sipas mediave të huaja, të tre personat ishin duke pirë, kur Resendiz-Florez i kërkoi Jones që ta puthë gjë që refuzoi ta bëjë dhe puthjen ia dhuroi partneres.

Sikur kjo të mos mjaftonte, ajo i kishte kërkuar puthje edhe të dashurës së Jonesit, e cila gjithashtu refuzoi. Kur ajo këmbënguli ta bëjnë dhe ata sërish refuzuan, e nervozuar me këtë vendim të tyre mori armën dhe qëlloi në gjoks 29-vjeçarin, ku nga plagët e marra ai ndërroi jetë rrugës për në spital.

Burimi: nypost.com| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA