JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Vdekja e katër turistëve rusë në Qerret, mjekësia ligjore: Dyshime për asfiksi
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18/10/2021 16:14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Turistët rusë që vdiqën në pishinën dimërore të hotel "Gloria" në Qerret dyshohet se janë asfiksuar. Ky është dyshimi paraprak që kanë ekspertët e Institutit të Mjekësisë Ligjore, të cilët përfunduan të hënën kryerjen e autopsisë për të katër rusët, familjarë me njëri tjetrin. Dyshimet për asfiksim nga klori janë shtuar pasi pista e hetimit për vdekjen nga kokaina dhe lëndë të tjera narkotike është hedhur poshtë e bashkë me këtë edhe pista se janë mbytur nga avujt në sauna.

Por një konkluzion i plotë mbi shkaqet e vdekjes së katër turistëve rusë do ende kohë, pasi vdekja e tyre është kualifikuar si vrasje nga Prokuroria e Kavajës. Ndërkohë në ambientet e Mjekësisë Ligjore ditën e sotme ka qenë i pranishëm edhe një përfaqësues i ambasadës ruse. Kujtojmë se viktima të kësaj ngjarje mbetën çifti Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, dhëndri i tyre, Nikita Belousov, 37 vjeç, dhe vajza e tyre, Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe .