JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Pasi u shërua nga Covidi, këngëtarja shqiptare në hall: Jam shëndoshur!
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18/10/2021 17:12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj rreth dy javë më parë tregoi se ishte infektuar me Covid-19, ndërsa para disa ditësh ajo doli nga karantina. Ndërkohë, tashmë ajo po përballet me një sfidë tjetër, që është pesha. Përmes një postimi që ka bërë sot këngëtarja tha se ndihet e dëshpëruar, pasi gjatë kohës që po shërohej nga virusi ajo ka shtuar peshë dhe i duhet shumë kohë për t’u rikthyer në gjendjen që ishte më parë.

“Covid më ka bërë depresive duke shtuar peshë si e çmendur. Sot fillova palestrën përsëri dhe e shoh që do të jetë një rrugë e gjatë që të ndihem vetvetja sërish, por shëndeti vjen në radhë të parë. Hap pas hapi.”-ka shkruar Beatrix përmbi një fotografie ku shfaqet e shtrirë.