JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Zjarri në banesën në Korçë, identifikohet viktima
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18/10/2021 17:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në lagjen 12 në Korçë, ku një banesë u përfshi nga flakët dhe humbi jetën një person. Sipas Fax News, viktima është Vasil Dolani 65 vjeç. Në banesë kanë qenë gjithsej 4 persona, nga të cilët 3 kanë mundur të dalin. 3 të lënduarit janë dërguar për mjekim në spitalin e Korçës.