JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Angela Martini flet për arrestimin e bujshëm të bashkëshortit rumun në Mykonos: S’i ka bërë asgjë shtetit
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 18/10/2021 18:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Modelja e njohur shqiptare Angela Martini dhe bashkëshorti i saj rumun Dragos Savulescu kanë qenë në qendër të vëmendjes gjatë muajve të fundit për shkak të arrestimit të burrit saj në ishullin e famshëm grek, Mykonos. Së fundmi Angle Martini ka rrëfyer se problemet ligjore për bashkëshortin e saj biznesmen, kanë nisur disa vite më parë.

Në një intervistë për “Revista Who", Martini theksoi se burri saj nuk i ka bërë asgjë shtetit dhe nuk ka abuzuar me pronat publike për të cilat akuzohet.

Ajo u shpreh:

Po flasim për një histori e cila ka ndodhur para 19 viteve, në 2002-in, kur ai ishte 28 vjeç. Në këtë çështje me burrin tim kanë qenë edhe 36 të tjerë të përfshirë, bashkë me kryebashkiakun, që ishte shumë i rëndësishëm dhe shteti e ka dashur, ndaj ngjarja u kthye në politike. E gjitha ka qenë për një tokë të madhe që komunizmi ia ka vjedhur një familjeje dhe burri im bashkë me ca të tjerë e ka kërkuar tokën, por nuk e ka marrë kurrë. Thjesht ka dashur ta marrë, ta privatizojë, por kurrë nuk e bëri. Kështu të gjithë u futën në burg; noterë, punonjës të bashkisë, avokatë, të gjithë. Tani, pas 19 vitesh vijnë dhe flasin e akuzojnë për një tokë që nuk u mor kurrë, nuk u dëmtua askush dhe asgjë; dhe shifra 114 milionë është krejt fallco. Po të shohësh nga letra e Dragos në gjykatë, ai ka për të paguar 0 para, sepse s’ka bërë asgjë ndaj shtetit. Toka s’është privatizuar kurrë. Si konkluzion, Dragos nuk ka vjedhur 114 miliona, as nuk ka vjedh tokën dhe nuk është i kërkuar. Janë të gjitha abuzimet e Rumanisë.