JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Itali/ Vetëdorëzohet 23-vjeçari shqiptar, pak ditë më parë plagosi me pistoletë bashkatdhetarin
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 18/10/2021 20:45

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një 23-vjeçar shqiptar në Itali është vetëdorëzuar në polici dhe ka pranuar se ka plagosur me armë bashkëkombasin e tij, Rexhep Uba. Mediat italiane bëjnë me dije se 23-vjeçari quhet Olgert Leka, i cili ditën e sotme ka shkuar në zyrën e avokatit të tij dhe i shoqëruar nga ai ka shkuar në komisariat dhe është vetëdorëzuar.

Kujtojmë se plagosja ndodhi më datë 5 tetor të këtij viti në sheshin “Venecia”, në Torino. 48-vjeçari Rexhep Uba nodhej me të vëllanë dhe u qëllua sapo zbritën nga makina. Ishte një efektiv policie i cili shkoi në vendgjarje me urgjencë dhe i dha ndihmën e parë të plagosurit.

Rexhep Uba u dërgua në spital dhe tani jashtë rrezikut për jetën, ndërsa nuk është një emër i panjohur për policinë pasi ka precedentë në fushën e narkotikëve dhe në vitin 2001 është arrestuar si pjesë e një grupi që merrej me trafik ndërkombëtar droge dhe armësh nga Shqipëria në Itali.

Burimi: lastampa.it | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania