JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Dyshimet për vrasje/ Del autopsia e katër turistëve rusë që humbën jetën në Kavajë
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 18/10/2021 21:41

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditnë e sotme ka përfunduar ekspertiza mjeko-ligjore për katër turistët rusë që humbën jetën në një hotel luksoz në Qerret të Kavajës. Rezulton se ata nuk janë dhunuar dhe në trup nuk iu janë gjetur shenja të një sulmi nga jashtë. Një tjetër detaj është se Sergey Burenkov, gruaja e tij, Natalya Burenkova, vajza e çiftit Ekaterina Burenkova dhe partneri i saj Nikita Belousov nuk kanë konsumuar as lëndë narkotike.

Procesi i ekspertizës ka vijuar deri në orën 15:00, por hetuesit kanë vetëm një pistë në dorë, atë të vrasjes. Kujtojmë së fillimisht në media u raportua se të katër viktimat u gjetën të asfiksuar brenda ambienteve të saunas, por në fakt trupat e tyre u gjetën në pishinën dimërore të hotelit.

Ata kishin kërkuar që ambientet e SPA-së përfshirë dhe pishinën e brendshme, të ishin gati që pasi të ktheheshin nga Ohëri. Në lidhje me këtë u pyet edhe punonjësi përgjegjës për pishinën, i cili tha se gjatë ditës e kishte pastruar me klor, por mbetet ende e paqartë nëse ata janë asfiksuar nga klori, gjë që e bën edhe më të mistershme vdekjen e tyre.

Policia i ka përqendruar hetimet edhe në atë që e quajnë një “vrasjeje pa gjurmë”. Në sitën e grupit hetimor po kalojnë dhe të gjithë personat e akomoduar në hotelin ku ndodhi ngjarja. Gjithashtu në procesin hetimor, grupi hetues po bashkëpunon edhe me ambasadën ruse për të mësuar më shumë mbi viktimat dhe të aktivitetin e tyre në të kaluarën.