JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

A do e humbasin vitin studentët e pavaksinuar? Rama: Ata s’duhet të marrin pjesë në mësim
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 18/10/2021 23:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e sotme nisi viti i ri akademik dhe studentët u rikthyen në auditore pas thuajse dy vitesh ndërprerje për shkak të pandemisë. Mirëpo kushti që ata të pranohen është se duhet të jenë të vaksinuar. Për këtë arsye, një pjesë e tyre të cilët nuk ishin dakord që të bënin vaksinën, dolën të protestonin dhe kërkuan që edhe ata të bëhen pjesë e mësimit.

Në lidhje me këtë çështje, kryeministri Rama tha gjatë mbrëmjes se studentët e pavaksinuar nuk mund të marrin pjesë në auditore. Po ashtu ai e anashkaloi pyetjen nëse studentët që nuk bëjnë vaksinën e humbasin apo jo vitin shkollor.

Rama u shpreh:

Jo unë mendoj që nuk duhet të kalojmë në ekstreme, ky është një proces. Ka shumë interferenca për fakt të keq nga persona që nuk kanë asnjë kompetencë për këtë temë e ju jepet mundësia për të folur dhe përhapin lloj-lloj konspiracionesh. Them për ata që flasin për frikën nga vaksinat, efektet e vaksinës, janë individë që nuk janë shkencëtarë. Përgjithësisht këta ndiqen më shumë sesa nga ata njerëz që japin garanci. Si fillim duhet menduar në mënyrë pozitive, nuk duhet nisur se çfarë do të ndodhë nëse nuk vaksinohen. Studentët kanë nevojë për pak inkurajim dhe pak mbështetje. Normalisht që ata nuk duhet të marrin pjesë në mësim. Por sigurisht kjo është çështje e autoriteteve sepse qeveria nuk mund të çojë në universitet forca për t’i ndaluar apo nxjerrë jashtë studentët.