JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Habit shkencëtari i njohur i Harvardit: Universi mund të jetë krijuar në laborator
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 19/10/2021 0:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Astronomi dhe shkencëtari i njohur i Harvardit Avi Loeb ka paraqitur një teori mjaft sugjestive për mënyrën se si u krijua Universi. Në një editorial shkencor të botuar javën e kaluar, Loeb shkruan se Universi mund të jetë krijuar në laborator nga një "civilizim teknologjik i përparuar". Meqenëse Universi ka një gjeometri të sheshtë me zero energji neto, një qytetërim i avancuar mund të ketë zhvilluar një teknologji që e krijoi atë nga asgjëja përmes tunelit kuantik.

Sipas Loeb, kjo teori do të unifikonte besimet tona fetare me ato shkencore dhe do të na karakterizonte si një qytetërim të klasës C. Çfarë do të thotë? Si një qytetërim i varur nga ylli ynë pritës, ne jemi vetëm një C në shkallën e qytetërimit. Nëse ndonjëherë mund të bëhemi të pavarur nga dielli, do të bëheshim një klasë B dhe nëse do të mund të krijonim me sukses universet tona, atëherë do të ishim krye, klasa A.

Prandaj, teoria e Avi Loeb në thelb supozon se një qytetërim i klasës A krijoi Universin. Megjithatë shkrimi i Avi Loeb lë shumë pyetje pa përgjigje si psh: A ndërhyn civilizimi që na krijoi në jetën tonë? Dhe, nëse po, a është dashamirës, i keq apo indiferent?

Burimi: futuroprossimo.it | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania