JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Irak/ Arrestohet pas pesë vitesh i dyshuari që vrau me bombë mbi 320 persona
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 19/10/2021 3:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e djeshme Iraku njoftoi se ka arrestuar të dyshuarin kryesor për sulmin me bombë të vitit 2016 të pretenduar nga grupi i Shtetit Islamik që vrau 323 persona në Bagdad. Për nga përmasat dhe tragjedia që shkaktoi, sulmi në fjalë është konsideruar si një nga sulmet më vdekjeprurëse në botë që nga 11 shtatori 2001.

Pesë vjet pas bombardimit terrorist të Karrada, forcat tona trima arritën të kapnin terroristin Ghazwan Alzawbaee në një operacion kompleks inteligjence jashtë vendit”-deklaroi kryeministri Mustafa al-Kadhemi në Twitter. Të paktën 323 njerëz u vranë në sulmin me makinë bombë më 3 korrik 2016, kur irakianët po bënin pazar para Fitër Bajramit, festa që shënon fundin e muajit të agjërimit mysliman të Ramazanit.