JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Mjeku Ilir Alimehmeti: Jo vaksinim me detyrim, asnjë vaksinë nuk ka siguri të plotë
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 19/10/2021 3:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mjeku i njohur epidemiolog, Ilir Alimehmeti, ka folur në lidhje me situatën e krijuar për shkak të protestave të studentëve që nuk duan të bëjnë vaksinën me detyrim, e cila është vendosur si kusht nga qeveria që ata të rikthehen normalisht në auditore.

Në një emision televiziv, mjeku tha se vaksina nuk jep siguri të plotë, dhe për pasojë të vaksinuarit jo vetëm që infektohen, por edhe mund të infektojnë të tjerët.

Alimehmeti tha:

Urime gjithë studentëve. Më në fund u kthyen. Kemi kapërcyer diçka të madhe. Unë kam qenë pro vaksinimit dhe kundra detyrimit. Na ka munguar informacioni. Dyshimet e studentëve janë të drejta. Studentët i kanë mundësitë më të ulëta , por mund të infektohen. Siguri nuk ka me asnjë lloj vaksine.