JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Paralajmëron transporti publik: Plotësoni kërkesat ose në nëntor do punojmë vetëm me 20% të urbanëve!
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 19/10/2021 9:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Transporti urban ditën e djeshme ka reduktuar me 50% numrin e urbanëve si pasojë e mospërballimit të kostove të larta nga kriza e Covid-19 dhe shtrenjtimi i çmimit të naftës. Kërkesa e vazhdueshme e operatorët në Tiranë ka qenë indeksimi i çmimit të biletës dhe të abonesë mujore.

Një letër i është drejtuar më 5 Tetor 2021 ministres të Financave dhe Ekonomisë, znj. Delina Ibrahimaj nga operatorët me kërkesat e tyre përsa i përket indeksimit të çmimit të biletës, uljes të TVSH-së, si dhe heqjen e akcizës ose të taksës të qarkullimit për naftën e përdorur nga sektori i transportit.

Tre ditë më vonë Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas, më 8 Tetor 2021 ju drejtua me një letër kryeministrit Edi Rama ku kërkojnë të kompensohet çmimi i biletës 30 lekë për biletë dhe të abonesë 600 lekë për abone, në të kundërt paralajmërojnë ofrim të shërbimit deri në 20% nga 1 nëntori.

Pas rihapjes nga pandemia kujtojmë se shërbimi i transportit urban në Tiranë u përball me rënie të pasagjerëve deri në 60%, ndërsa u përdor 75% e flotës të autobusëve. Për t’i mbijetuar krizës në këtë periudhë operatorët i kërkuan qeverisë plotësimin e 4 kërkesave financiare si: subvencionimi i të ardhurave të munguara për subjektet transportuese si pasojë e kufizimeve të protokollit të sigurisë, heqjen e akcizës dhe e taksave të karburantet, zbritja e TVSH-së në shitje nga 20% – 0% për vitin 2020 si dhe rikthimin në nivelin 6% në vijim si sektori i hoteleri turizmit, rimbursimi në burim i kategorive të cilat përfitojnë transport publik falas.