JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

E rëndë! Aksident me vdekje në aksin rrugor Shkodër-Koplik
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 19/10/2021 9:50

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Shkodër-Koplik. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:30 në vendin e quajtur Gruemirë Çezme.

Një mjet tip “Mercedes Vito”, me drejtues shtetasin N. G., 54 vjeç, ka aksidentuar një 61-vjeçar i cili ishte duke lëvizur me biçikletë. Si pasojë e përplasjes, 61-vjeçari nuk ka mundur që të mbijetojë. Drejtuesi i mjetit tip “Mercedes Vito”, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtjeshme.

Po hetohet për zbardhjen e ngjarjes.

FOTO ILUSTRUESE