Rufan Rama, babai i Aldi Ramës ka dyshime mbi lajmet se djali i tij 21-vjeçar është vetëvrarë gjatë kohës që po kërkohej nga policia. Duke folur për "Faxnews" ai tha se djali i tij është dhunuar në mënyrë barbare nga policia në Lezhë dhe ka qenë një polic ai që mund ta ketë vrarë. Më tej ai tha se para dy javësh kishte folur me djalin e tij dhe ai i kishte thënë se kishte dhimbje të madhe në krah.
Ata policë që e kanë kapur, kanë ushtruar një dhunë shumë të parparë, duke e rrahur në mënyrë barbare. Kur e ka kapur në Lezhë e kanë dhunuar. Bravo ju qoftë gazetarëve dhe prokurorëve që e kanë deklaruar se djali e ka denoncuar këtë dhunë, por nuk ka pasur ekspertizë mjeko-ligjore. Akoma do ketë vrasje në popull. Si e vranë Klodian Rashën që i futën pistoletën në duar. Kam komunikuar me të 2 javë para se të vritej. I ka thënë gjyshit që kam një dhimbje të madhe në këtë krah. Ai e ka pyetur po si kështu. Na fikën mor ky shtet, cfarë bëhet me këtë popull. 1 njeri kur shkel ligjin arrestohet, si qenka kjo m të dalim të vrasim njerëz si të na mbushet mendja?
Ndërsa pyetjes se nëse ka qenë një person i katërt në makinë me djalin e tij dhe dy shokët e tij ai tha:
Nuk jam i sigurtë kush e ka shkrepur armën, kam parë disa lajme, para disa kohësh ka dalë një lajm sikur ka qenë një person i katërt i cili ka qenë më i rrezikshëm se Aldi dhe mendoj se mund ta ketë bërë krimin, më pas thonë hajt ta mbulojmë këtë se Aldi e ka bërë. Nuk të linte kush të dhunohesh në këtë mënyrë. E kanë vrarë mor djalin, e kanë marrë pistoletën dhe ja kanë kthyer drejt kokës.